Skuadra angleze Liverpool dëshiron të përforcohet me të paktën dy lojtarë para përfundimit të afatit kalimtar
Liverpool ditë më parë kompletoi transferimin e Naby Keita nga Leipzig, i cili në Anfield Road do të vije vetëm verën tjetër.
Por, kjo nuk është e gjitha, pasi Liverpool është duke përgatitur një plan për transferimin e dyshes Thomas Lemar të Monacos dhe Virgil Van Dijk të Southampton.
Sipas The Times, skuadra e Jurgen Klopp për këta dy futbollistë ka bërë gati 195 milionë euro, para të cilat do të fitohen nga shitja e Philippe Coutinhos në Barcelonë.
Po ashtu në listën e Liverpoolit është edhe anglezi i Arsenalit, Ox-Chamberlain. /Express/