Sport

Di Maria – Emery: Më lër të transferohem të kjo skuadër (Foto)

Angle Di Maria ka kërkuar nga Unai Emery që të largohet nga PSG

Mesfushori argjentinas, Angel Di Maria dëshiron të largohet nga PSG për t’u kthyer në Spanjë, por kësaj radhe te Barcelona, shkruan El Larguero.

Transferimi i Neymar dhe Kylian Mabppe kanë bërë që Di Maria të mos e ketë vendin e sigurt në skuadrën e parë.

Ai kështu dëshiron të largohet për të kaluar në Barcelonë, ku do të mund të luante me Leo Messin, me të cilin kanë bashkëpunim shumë të mirë të kombëtarja e Argjentinës.

Kalimi i tij në Camp Nou, do të konsiderohej si një tradhti nga tifozët e Realit, për të cilën skuadër kishte luajturpër katër sezone. /Express/