Sport

Neymar bëhet legjendë e Liverpoolit (Foto)

Neymari tani është duke u pëlqyer edhe nga tifozët e Liverpoolit.

E gjithë kjo vjen pas raporteve të shpërndara sot (e martë) në lidhje me të ardhmen e mesfushorit Philippe Coutinho, transmeton portali arbresh.info.

Coutinho, i cili ende nuk luajtur për Liverpoolin këtë sezon për shkak të një problemi me shpinë, është duke u stërvitur tani me skuadrën e Brazilit për dy ndeshjet e ardhshme në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror 2018.

Ekuadori dhe Kolumbia janë dy rivalët e ardhshëm të Brazilit.

Gjatë kësaj kohe në Brazil, Coutinho është i rrethuar nga lojtarë që tashmë janë transferuar te gjiganti katalunas.

Aty është Paulinho, i cili së fundmi iu bashkua Barcelonës. Ai është rikthyer në Evropë pas një sezoni të shpenzuar te Super Liga e Kinës. Aty është gjithashtu edhe Neymari, i cili u largua nga Barcelona për transferim te PSG.

Bazuar në gazetën braziliane ‘Estadio’, Neymar tashmë ka folur me Coutinhon rreth mundësisë për transferim te Barcelona. Thuhet që Neymar i ka thënë Coutinhos se duhet të jetë i lumtur që Liverpooli ka refuzuar ofertat nga gjiganti katalunas.

Lajmi që Neymari ka ndihmuar në bindjen e Coutinhos për të vazhduar qëndrimin në Anfiled është pritur mirë nga tifozët e klubit anglez.

Tifozët kanë shfrytëzuar rrjetet sociale duke e vlerësuar madje Neymarin si legjendë të Liverpoolit./arbresh.info/

Reagimet e tifozëve në rrjete sociale: