Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi është nderuar edhe me një tjetër çmim të madh.
Ajo është shpallur fituese e çmimit “Xhudistja më e mirë e sotme” nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
Ky çmim për kampionen olimpike është ndarë në Budapest të Hungarisë, në një ceremoni, një ditë para Kampionatit Botëror në Xhudo.
Kelmendi ka falënderuar kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, duke thënë se ishte ai i cili i mundësoi Kosovës pranimin në Komitetin Olimpik.
E trajneri i Kelmendit, Driton Kuka duke folur për rëndësinë e këtij çmimi, ka thënë se ky çmim është i barasvlershëm me ‘Topin e Artë’ në futboll./ KosovaPress/