Këngëtari, Alban Ramosaj njihet për stilin e tij, dhe bukurinë mashkullore që ka. Ai hyn në mesin e artistëve shqiptar që po i ‘çmendin’ vajzat me stilin e tyre të pashëm, shkruan Gazeta Blic.
Ramosaj qe një kohë është aktiv në rrjetet sociale duke i mbajtur kështu të informuar fansat e tij, me shumë aktivitete ditore që i bënë.
Me postimin e fundit, siç duket ka vendosur të habitë të gjithë (sidomos vajzat), kur e ka publikuar një fotografi teksa po bënte dush.
Në fotografinë e publikuar në ‘instagram’ ai shihet i zhveshur në pjesën lartë, teksa i shihet vetëm gjysma e fytyrës dhe forma e ndërtuar e trupit, ndërsa përshkrimi që i ka dhënë fotografisë është “you can leave a toothbrush at my place” (shq: Mund ta lësh brushën e dhëmbëve tek vendi im).