Mino Raiola, menaxheri i famshëm, i ka bërë thirrje Lionel Messit që të largohet nga Barcelona
E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të mbetet e paqartë. Argjentinasi ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni, derisa ende nuk e ka vazhduar bashkëpunimin me klubin katalunas edhe pse një gjë e tillë ishte paralajmëruar në fillim të verës.
Menaxheri i famshëm italian, Mino Raiola i ka bërë thirrje Lionel Messit që të largohet nga Barcelona, përcjell Express.
“Një lojtar si Messi duhet të provojë diçka të re me një klub tjetër dhe të provojë se sa i madh është ai”, ka deklaruar Raiola për Marca.
“Barcelona duhet të rindërtohet përsëri”, ka thënë Raiola, i cili përfaqëson yjet si: Paul Pogba, Romelu Lukaku, Marco Verratti, Henrikh Mkhitaryan dhe Zlatan Ibrahimovic.
Sipas mediave britanike, Manchester City ka nisur misionin për transferimin e Leo Messit në Etihad gjatë verës së ardhshme. /Express/