ShowBiz

Robert Berisha e zbulon fytyrën e Nores pa grim (Foto)

Jemi mësuar ta shohim të grimuar, me flokë të rregulluar mirë, të veshur me shije.
Thjesht jemi mësuar ta shohim thuajse perfekte. Fjala është për këngëtaren atraktive Nora Istrefi, shkruan “Kosovarja”.

Skena kërkon perfeksion dhe Nora investon që të duket bukur, moderne, unike. Kjo është edhe një nga arsyet e forta që ajo po i qëndron fuqishëm tregut, që është i mbushur me këngëtar e këngëtare që janë në garë të vazhdueshme për të qenë në krye të listës.

Ndryshe nga Nora që dëshiron që çdo gjë të jetë në vend të vetë, Roberti është më spontan e më i thjeshtë, e të tilla i ka edhe fotot që i poston.

Berisha ka postuar një foto familjare ku Nora është pa grim, pa ndonjë veshje të jashtëzakonshme, e ku madje as nuk ka marrë pozë. Kështu ka lezet!

the authorE B