Pas Arsenalit, raportohet se edhe Liverpooli e Roma janë duke kërkuar Thomas Vermaelenin.
Thomas Vermaelen i ka ditët e numëruara te Barcelona. Mbrojtësi i katalunasve, nuk e ka bindur trajnerin Luis Enrique, i cili ka kërkuar largimin e belgut në ‘Camp Nou’.
Ka kohë që raportohet se Arsenali është i interesuar që ta rikthejë lojtarin në ‘Emirates Stadium’. Por, nuk është vetëm Arsenali që kërkon 30 vjeçarin.
Megjithatë, anglezët duhet ë mposhtin edhe Romën, pasi gjithashtu edhe klubi italian ka shprehur interesim për 30 vjeçarin. /Express/