Juventus ka shënuar fitore bindëse kundër Cagliarit me rezultat 3:0, në takimin e zhvilluar në “Allianz Stadium” në Torino.
Në këtë mënyrë “Zonja e vjetër” nisi sezonin e ri në Seria A për të mbrojtur titullin e më të mirit.
Golat u shënuan nga Mandzukiq, Dybala dhe Higuain.
Buffon, i cili në këtë ndeshje pati paraqitjen e tij të 620, mbrojti një penallti të mysafirëve, e cila u referua falë sistemit VAR./KosovaPress/