Sport

Barcelona ofron 60 milionë euro për sulmuesin e Napolit, kjo është përgjigjja e italianëve?

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi, i cili do të zëvendësonte Neymarin e larguar
Dëshirat kryesore të Barcelonës për sulm janë Philippe Coutinho i Liverpoolit dhe Ousmane Demebele i Borussia Dortmund.

Por, transferimi i tyre është bërë shumë i vështirë, pasi të dy skuadrat kërkojnë nga 150 milionë euro.

Kjo ka bërë që Barcelona të shoh edhe për alternativa tjera, ku një ndër to ka qenë edhe sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Barcelona ka ofruar 60 milionë euro për anësorin italian, por përgjigja e Napolit ka qenë e shkurtër: “Jo”.

Përveç këtyre tre sulmuesve, Barcelona është duke u interesuar edhe për Angel di Maria dhe Kylian Mbappe. /Express/