Presidenti i Kosovës është solidarizuar me familjet e viktimave të sulmit terrorist që ndodhi mbrëmë në Barcelonë.
Thaçi ka thënë se bashkëndjen me familjet e prekura nga sulmi duke shtuar se vlerat demokratike nuk mund të përdhosen nga sulme të tilla qyqare, shkruan Indeksonline.
“Në këto çaste të rënda, populli i Kosovës bashkëndjen me familjet e viktimave si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë.
Ne dënojmë ashpër këtë sulm dhe, së bashku me aleatët tanë, mbesim të palëkundur në luftën e përbashkët dhe të pakompromis kundër terroristëve kudo në botë.
Vlerat demokratike që shoqëritë tona i kanë ndërtuar, nuk do të mund të përdhosen nga sulme të tilla qyqare kundër qytetarëve të pafajshëm. HTH” ka thënë Thaçi, shkruan Indeksonline.