Everton ka kompletuar transferimin e mesfushorit Gylfi Sigurdsson
Skuadra angleze, Everton ka njoftuar se ka nënshkruar me mesfushorin fantastik të Swanseas, Gylfi Sigurdsson.
Lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, ndërsa Evertonit i ka kushtuar 50 milionë euro, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të skuadrës.
“Everton njofton se ka nënshkruar me Gylfi Sigurdsson për pesë sezonet e ardhshme”, thuhet në njoftimin zyrtar. /Express/