Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, nuk do të kthehet te skuadra elitare e Norvegjisë, Odd.
Kështu është njoftuar të hënën nga “varden.no”. “Nuk do të ketë një kthim të ‘Lindit’ në Odd.
Ka pasur thashetheme që Herolind Shala do të kthehet në Odd, por është hedhur poshtë si informatë”, njofton sajti norvegjez.
Shala 25-vjeçar është kthyer nga huazimi te Sparta Praga, skuadër e cila ka në pronë kartonin e tij. Së fundi ishte huazuar te skuadra turke Kashimpasha.
Te Sparta Praga u transferua në janarin e vitit 2015 pikërisht nga skuadra norvegjeze Odd, ku edhe u zhvillua si futbollist.
Shala me Sparta Pragën ka kontratë deri në verën e vitit 2018. Por, pritet të largohet, pasi nuk është në planet e klubit nga Çekia. Edhe në Kashimpasha më shumë qëndroi jashtë ekipit bazë se që luajti.