Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi sot ka vizituar punimet të cilat janë duke u bërë në projektin për ndërtimin e infrastrukturës së festivalit dhe tregut të rrushit në qytetin e Rahovecit.
Projekti është investim në mes të Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Punimet në këtë projekt janë në fazën përfundimtare dhe me rregullimin e infrastrukturës për festivalin e rrushit do të krijohen kushte më të mira për organizimin e festivalit të vjelës së rrushit “HardhFest”, i cili organizohet duke filluar nga data 7 deri më 10 shtator 2017.





















