Sport

Publikohen formacionet zyrtare: Irlandë Veriore – Gjermani (Foto)

Gjermania takohet sot me Irlandën e Veriut, dhe ballafaqimi është shumë i rëndësishëm edhe për Kombëtaren e Shqipërisë.

Shqipëria do ta ndjekë me interesim të madh ndeshjen mes Gjermanisë dhe Irlandës së Veriut, e vlefshme për xhiron e fundit në Grupin C në “Euro 2016”.

Kuqezinjtë kanë rival direkt irlandezët për t’u kualifikuar nga pozita e tretë, por Gjermania mund t’i dalë në ndihmë skuadrës së selektorit Gianni de Biasi.

Gjermania duhet të fitojë me katër gola dallim, një gjë aspak e lehtë për t’u arritur, përcjell “Lajmi.net”.

Por, Shqipëria shpreson se Gjermania do t’i realizojë ato katër gola pasi i duhet ta përmirësojë sa më tepër golaverazhin që mos ta rrezikojë pozitën e parë në grup nga Polonia, që ka barabartë katër pikë dhe ndeshet me Ukrainën, e eliminuar.

Ndërkohë, Irlanda Veriore dhe Gjermania kanë publikuar formacionet zyrtare.

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Irlandë Veriore-Gjermani, e cila do të jetë e fundit në Grupin C.

hazir_1466521509-895677