Sport

Kukeli transferohet te Sioni

Burim Kukeli është zyrtarisht një futbollist Sionit në Super Ligën e Zivcrës.

Lajmi për transferimin e tij është zyrtarizuar nga vetë klubi zviceran, që në faqen e tij online ka bërë të ditur finalizimin e marrëveshjes me 33 vjeçarin, që ishte kërkuar me ngulm nga ish-zëvendës trajneri i kuqezinjve, Paolo Tramezzani.

Futbollisti ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me Sionin, duke e përfunduar aventurën me Zurichun pas pesë viteve të kaluara tek ai klub.

Në Sion, Kukeli do të gjejë një Ermir Lenjanin, i cili para pak ditësh është transferuar te skuadra zvicerane.