Sport

Dortmund zbulon klubin e Morit për sezonin e ri (Foto)

Transferimi i Emre Mor nga Borrusia Dortmund në Inter është çështje kohe
Borussia Dortmund ka njoftuar se Emre Mor nuk do të jetë i pranishëm në foto sesionin që klubi gjerman do të bëjë për sezonin e ri.

Reprezentuesi turk është duke kompletuar transferimin nga Borussia Dortmund në Inter dhe për këtë arsyeje nuk do të jetë në foton zyrtare të klubit për sezonin e ri.

“Në ditët e ardhshme ne do të marrim një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e Emre Mor.”, ka thënë menaxheri i lojtarit, Muzzi Ozcan. /Express/