Sport

Milani publikon çmimet e biletave për ndeshjen kundër Shkëndijes

Në ndeshjen e parë të play off të Europa League në “San Siro”, Shkëndija e Tetovës do të ketë akoma më shumë vështirësi për të surprizuar Milanin. Ekipi shqiptar jashtë kufijve administrativ do të luajë ndaj italianëve në një pozicion aspak të favorshëm që rëndohet edhe nga blerjet e reja të vendasve.

Bonucci dhe Biglia janë përfshirë në listën e dërguar në UEFA për 90 minutëshin ndaj tetovarëve.

Klubi i Milanit shpreson që në “San Siro” të jenë së paku 70 mijë tifozë. Ndërsa kanë publikuar edhe cmimet e biletave, që sillen nga 140 deri në 50/60.

Më poshtë i keni çmimet e biletave për këtë sfidë.