Aktuale

PDK mblidhet një ditë para takimit të partive

Strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Kosovës, përfshirë deputetët e kësaj partie, në këto momente janë mbledhur në selinë kryesore të kësaj partie.
Mbledhja po cilësohet e rregullt nga deputetët e PDK’së. Ata për Express kanë thënë se sot është mbledhur kryesia e kësaj partie, si dhe do të diskutohet lidhur me zgjedhjet lokale në Kosovë.

”Është takim i rregullt i Kryesisë. Asgjë e jashtëzakonshme“, kanë deklaruar deputetët e PDK’së.

E ndërkohë ende nuk dihet nëse kreu i PDK’së, do të diskutojë bashkë me deputetët për seancën konstituive të Kuivendit që do të mbahet të enjtën si dhe takimin konstulateiv të kryesisë së Kuvendit i cili do të mbahet nesër.

PAN-i nuk lëkundet nga nominimi i liderit të PDK, Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, i kundërshtuar nga LVV dhe LAA.

PDK ka bërë të ditur se Veseli tërhiqet nga kandidatura, nëse i nominuari për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj, do të votohej nga LVV e LAA.

Minoritetet deri më tani kanë shprehur qëndrimin pozitiv në mbështetje të Veselit për kryetar të Kuvendit të Kosovës

the authorE B