Aktuale

Gjakovë: Vetura me targa të huaja godet dy këmbësore, vdesin në vend

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Rogov të Gjakovës, një veturë ka goditur dy femra, të cilat kanë vdekur menjëherë.

“Një veturë me targa te huaja, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i huaj, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dal nga rruga dhe ka goditur dy këmbësore femra K/Shqiptare të cilat ishin duke ecur bri rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra dy këmbësoret kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse lëndime të lehta trupore ka pësuar një mashkull K/Shqiptar pasagjer në veturë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari (drejtuesi i veturës) dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/

the authorE B