Aktuale

Haradinaj: Respekt për guximin e Teuta Rugovës

Deputeti Daut Haradinaj përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se Teuta Rugova po tregohet e guximshme dhe po e bën atë që e bëri babai i saj para 13 vjetësh.

Ai ka shprehur habinë me qëllimet e disa mediave, të cilat sipas tij po komprometojnë mbështetjen që familja Rugova i ka dhënë Ramush Haradinajt për kryeministër të vendit.

Postimi i plotë:

Jam i befasuar me qëllimet e disa mediave që ta komprometojnë një të vërtetë të mbështetjes që familja Rugova i ka dhënë Ramushit për kryeministër, duke implikuar lloj-lloj emrash në teoritë e tyre konspirative. Unë mund t’iu them se unë e filanat e fistekët që janë zënë në gojë, këtë gjë e kemi marrë vesh nga mediat. Kaq kemi qenë të përzier në këtë proces. Po “rrena e marrja, hala nuk e kanë çelë varrë kërkend në këtë vend”! Veç vazhdoni se një ditë do të turpëroheni nga fjalët e rrenat tuaja, sepse unë kam punë me të mençur, se sa të merrem me denoncimin e shpifjeve të flliqta që bëni! Respekt të pa fund për guximin e Teutës që e bëri të njëjtën veprim siç bëri babai i saj para 13 vitesh. DH

the authorE B