Aktuale

Isufaj: Mos kompletimi i KPK-së po shkakton probleme

Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë vendosur që të kërkohet nga Oda e Avokatëve dhe Fakultetet Juridike që të dërgojnë në Kuvendin e Kosovës, së paku nga tre kandidatë për zgjedhjen e nga një kandidati nga këto dy institucione për anëtar të KPK-së, ndërsa u vendos që të shpallet konkursi për zgjedhjen e anëtarit nga shoqëria civile.

Kjo kërkesë është bërë në mbledhjen e këshillit, anëtarët e së cilit kanë autorizuar kryesuesin e Këshillit Prokuroruial, Blerim Isufaj, për nënshkrim të memorandumeve dhe marrëveshjeve të mirëkuptimit mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Sipas një komunikate të KPK-së, anëtarët e KPK-së kanë diskutuar për procesin e kompletimit të përbërjes së Këshillit Prokurorial me tre anëtarët jo prokurorë.

Kryesuesi Isufaj njoftoi lidhur me hapat që janë ndërmarrë në kompletimin e përbërjes së plotë të Këshillit, pasi që kjo gjendje siç tha ai është duke shkaktuar probleme në realizmin e mandatit ligjor.

Gjithashtu, anëtarët e Këshillit Prokurorial aprovuan kërkesën për dorëheqje nga marrëdhënia e punës në pozitën e Prokurorit të Shtetit tre prokurorëve, Rilind Sermaxhaj, Ilir Berisha dhe Fatime Dërmaku, pasi që të njëjtit tani janë emëruar gjyqtarë në gjykatat e Kosovës./KosovaPress/

the authorE B