Sport

Barcelona konfirmon se ka pranuar 222 milionë euro për Neymar

Gjiganti i futbollit spanjoll Barcelona ka bërë të ditur se përfaqësuesit e sulmuesit brazilian Neymar të enjten kanë paguar 222 milionë euro për të blerë kontratën e lojtarit, me të cilin është bërë edhe një hap drejt transferimit rekord në PSG.

“Të enjten pasdite, përfaqësuesit ligjorë të Neymar personalisht vizituan hapësirat e klubit dhe paguan 222 milionë euro në emër të lojtarit, në mënyrë që të shkëpusë kontratën. Klubi tash do t’ia dërgojë detajet UEFA-s për operacionet e përmendura, në mënyrë që ajo të mund të vendosë për përgjegjësitë disiplinore, të cilat mund të dalin nga ky rast”, thuhet në njoftimin e skuadrës katalonase.

Ndryshe, Liga Spanjolle e Futbollit ka refuzuar pagesën e klauzolës së transferimit të brazilianit nga Barcelona te PSG, duke u mbështetur tek aplikimi i rregullave që kanë të bëjnë me fair-play financiar, transmeton KosovaPress.