Aktuale

Kadaj-Bujupi: Klani Pronto fajtor për krizën energjetike

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosja Donika Kadaj Bujupi tha sot në një konferencë për media se Kosova është në një krizë energjetike.

Kadaj Bujupi tha se si pasojë e mosmarrjes së masave nga ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci do të ketë reduktime të energjisë ku më së shumti do të pësojnë bizneset. Sipas saj kjo po bëhet me qëllim përfitimit të njerzve të PDK të përfshirë në këtë treg.

Kadaj Bujupi tha po ashtu se “klani Pronto është duke e shkatërruar edhe Trepçën e që është para kolapsit”./KosovaPress/