Sot në Graçanicë u mbajt Kuvendi i katërt zgjedhor i Partisë së Pavarur Liberale (SLS), në të cilën është përzgjedhur udhëheqja e re. Kryetar i partisë unanimisht u zgjodh Sllobodan Petroviq.
Në Kuvendin e sotëm të SLS’së janë zgjedhur katër nënkryetarë dhe zëvendëskryetarë: Bojan Stojanoviq, Boban Stankoviq, Sandra Gjokiq dhe Bojana Todoroviq.
Kryetar i Bordit ekzekutiv i SLS’së është përzgjedhur Nebojsha Rashiq, ndërsa postin e sekretarit të përgjithshëm të kësaj partije do ta ketë Hristina Kostiq.
Drejtor ekzekutiv i Partisë Liberale do të jetë Predrag Qirkoviq, derisa drejtor i financave do të jetë Nikola Dimitrijeviq.
Pas përfundimit të Kuvendit zgjedhor, kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petroviq, ka theksuar se do të angazhohet për jetë më të mirë të serbëve dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë.
“Na presin shumë sfida në periudhën e ardhshme, si parti, por edhe si pjesëtarë të komunitetit serb. Për këtë arsye është me rëndësi që kryesia të cilën e zgjodhëm sot të mos heqë dorë nga lufta për jetë më të mirë e me të sigurt për të gjithë qytetarët tanë”, ka shtuar Petroviq./rtk