Ernesto Valverde ka thënë se ai është duke pritur vendimin e Neymarit, tek i cili llogarit për sezonin e ri
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde nuk e di nëse Neymar do të qëndrojë këtë sezon, por ai insiston se po llogaritë në të.
Braziliani po kërkohet me ngulm nga PSG, skuadër e cila nëse merr lejen e lojtarit do të paguajë klauzolën e tij prej 222 milionë eurove.
“Unë mundohem të flas për atë që ndodhi e jo atë që do të ndodh. Ne jemi duke pritur dhe besojmë se Neymar do të na ndihmojë këtë sezon”, tha Valverde pas fitores 3:2 ndaj Real Madridit. /Express/