Dy adoleshentë mendohet se janë viktimat e fundit të një sulmi me acid, sipas pamjeve të publikuara nga kalimtarët e rastit.
Dje pak para orës 7 të mbrëmjes, policia mori një njoftim se në rrugën Romake, Bethnal Green, dy burra u vërsulën drejt një dyqani duke kërkuar ndihmë pasi u sulmuan me acid.
Njeri i cili kërkoi që mos të bëhej i ditur identiteti i tij, tha se lëkura e tij ishte e shkatërruar, derisa një oficer policia që shkoi në vendin e ngjarjes tha se ngjyra e fytyrave të dy personave ishte zbardhuar nga acidi që u hodh në ta, shkruan DailyMial, transmeton Indeksonline.
Sulmi vjen pasi pesë persona u sulmuan me acid në fytyrat e tyre në Veri dhe Lindje të Londrës më 13 korrik, për cka u arrestua një person. /Indeksonline/