Duket se grupi Etnon definitivsht kanë vendosur që tani e tutje të funksionojnë ndaras.
Pas disa projekteve të Gencit pa Milotin dhe jo më në emër të grupit Etnon, edhe Miloti ka vendosur të vijë vetëm.
Sot rreth orës 14:00 reperi do të publikoj këngën e tij të re të realizuar me videoklip.
Express Rozë ka siguruar pamje nga xhirimet e videoklipit të kësaj kënge që titullin e mban “Fajin ma la”.
Ndryshe Miloti ka pak kohë që në jetën privata ka përjetuar një gëzim të madh duke u bërë baba për herë të dytë./GazetaExpress/