Aktuale

Bashkëpunimi rajonal, i rëndësishëm për ecje në proceset integruese

Bashkëpunimi rajon duhet të ndodh sepse është kusht për të ecur në proceset integruese, por së pari nevojitet bashkëpunim i brendshëm.

Kështu u tha në debatin me temën “Perspektiva e deputetëve/eve të rinj/reja mbi bashkëpunimin rajonal”, të organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje Saranda Bogujevci, e cila për herë të parë do të jetë në legjislaturën e re, theksoi se, së pari nevojitet një bashkëpunim i brendshëm dhe duhet ditur se çka duan të arrijnë me atë bashkëpunim.

“Duhet të mendohen të gjitha këto gjëra dhe çka duam të arrijmë me këtë bashkëpunim. Unë kam pasur përvojë si Sarandë, si familje sa i përket drejtësisë, ballafaqimit me drejtësinë, qoftë me Tribunalin e Hagës, qoftë me Serbinë. Edhe janë gjëra tepër të ndjeshme edhe duhet të jemi shumë me të përgatitur para se të fillojmë të bëjmë diskutime, ose të ketë bashkëpunime, trajtime në rajon. Do të thotë duhet të jemi me të informuar”, tha Bogujevci.

Deputetja Bogujevci paraqiti një përvojë personale, ku kishte marr pjesë në disa konferenca të organizuara nga Tribunali i Hagës para mbylljes së tij, ku kishte vërejtur se asnjë përfaqësues nga Kosova nuk ishte prezent aty.

“Për mua çka ka qenë trishtuese fakti që asnjë përfaqësues nga Kosova s’ka qenë aty, unë jam ftuar si dëshmitare jo si përfaqësuese, s’ka qenë e përcjellë nga mediat dhe në secilin panel që janë bërë diskutimet kur u folke për vendet e ish Jugosllavinë që kanë kaluar në luftë, Kosova nuk ekzistojke, gjithçka u diskutojke mes vendeve tjera. Kjo më ka shtyrë të kuptoj që ne duhet të punojmë shumë si vend që të jemi të barabartë çfarëdo përfaqësimi që bëhet. Një temë tjetër që e kam hap me gjykatën e Hagës ka qenë që të gjitha dëshmitë, janë të përkthyera në gjuhen serbe, boshnjake dhe kroate, asnjë nuk ka në gjuhën shqipe, kur i pyeta pse ka ndodhur kjo, mbetën ato jo fonde s’ka pasur, por çka arrita të kuptoj është se kjo çështje nuk është hapur fare”, u shpreh ajo.

Deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu, theksoi se bashkëpunimi rajonal duhet të shikohet në nivelin bazik, se sa janë të gatshëm që së pari brenda vetës të bashkëpunojnë.

“Sa i përket bashkëpunimit unë besoj që duhet të shikohet pak më shumë në nivel bazik, pra sa jemi të gatshëm që fillimisht ne të bashkëpunojmë brenda vetvetes dhe brenda shtetit tonë dhe ti heqim disa paragjykime që mund t’i kemi ndaj njëri tjetrit qoftë në kontekst politik, qoftë në kontekst ekonomik social. Një problematikë e veçantë tek ne është çështja që mendohet gjithmonë veçanërisht për neve si deputet të ardhshëm edhe deputetët e kaluar që tash ne jemi përfaqësues të partive politike, unë kam dëshirë të mendoj pak më ndryshe. Unë mendoj që deputeti është autonom dhe është mbi të gjitha përfaqësues i qytetarëve dhe rrjedhimisht e ka për obligim që borxhin si të themi të ja kthej qytetarëve.

Por, deputeti i ri i kësaj legjislature, shtoi se Kosova vazhdon të mbetet e diskriminuar në të gjitha aspektet.

“Hiç më larg se mbrëmë një e afërme e imja, një mbesë, merret me sportin e taekwondo-s dhe tha se në çdo vend ku shkojmë në rajon ne nga Kosova diskriminohemi. Bile çka me çuditi, edhe në Shqipëri. Unë atë e kuptoj si disavantazh pra që në një farë mënyre mungon përpjekja nga ana jonë për ti njoftuar të tjerët për neve, sepse diskriminimi në fakt vije nga mos njohuria e palës tjetër. Rrjedhimisht përpjekjet tona duhet të jenë më të mëdha për të marrë pjesë në bashkëpunimin rajonal për me pas mundësi me u njoftua”, shtoi ai.

Ndërsa, Betim Popaj nga AAK-ja, theksoi se në një takim me kolegët e vendeve tjera të rajonit që kanë pasur në Mal të Zi, janë pajtuar që bashkëpunimi dhe dialogu janë kusht për ecje në proceset integruese.

“Ka qenë një takim jashtëzakonisht i mirë, aty kemi pasur një dakordim thuajse të gjithë përfaqësuesit që kemi qenë aty jemi pajtuar që dialogu është kusht, kusht për të ecur në proceset integruese. Unë mendoj por edhe subjekti im që dialogu duhet të shërbej si mjet për të arritur deri tek e vërteta dhe bashkëpunimi rajonal”, i shpreh ai.

Ndërsa, komisioni i propozuar nga presidenti Hashim Thaçi, për të Vërtetën dhe Pajtim, u tha se është dashur të punohet me shumë rreth mbledhjes së fakteve në nivel shtetëror për luftën e fundit dhe pastaj të vihet deri të pajtimi dhe e vërteta. Por, megjithatë, si nismë u tha se është e mirë dhe duhet të ecë përpara.

the authorE B