Sa herë që shfaqet në publik, këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora bëhet temë e diskutimeve nga mediet rozë.
Kjo për faktin pasi që Rita përveç muzikës që ajo bën, njihet edhe për stilin e saj të veçantë.
Ylli shqiptar i kushton shumë rëndësi dukjes dhe paraqitjes së saj.
Rita së fundmi është përfolur shumë për ndryshimin e stilit të flokëve gjë që u tha se ajo kishte kopjuar këngëtaren e njohur Jennifer Lopez.
Por kjo gjë po del të jetë aspak e vërtetë.
Për këtë dukje të re duket se këngëtarja është inspiruar nga dikush tjetër.
Në një stil që ngjason në vitet e 90-ta, Rita është inspiruar nga nëna e saj Vera Ora.
E këtë më së miri mund ta vëreni përmes një fotografie që nëna e Ritës ka postuar në profilin e saj në Instagram.
Vera ka krahasuar një fotografi kur ishte në moshë të re me këtë stil siç është tani Rita.
E shumë nga fansat kanë lënë komente duke thënë se ato duken si binjake. /Gazeta Express/