Një udhëtar shqiptar, sot ka udhëtuar me një aeroplan të një kompanie serbe.
Derisa aeroplani ngjitej, ai kapi në dorë hartën në librin të cilin e mbanë çdo kompani ajrore.
U befasua kur nuk e gjeti Kosovën në atë hartë.
“Sot po udhëtoja me Air Serbia dhe po shikoja librin qe ka çdo kompani. Vura re qe ne librin e Air Serbia ishte një harte e Evropës, por Kosova nuk ishte si territor me vete, por si pjese e Serbisë. Mire qe serbet na urrejnë e dija, po qe dhe një kompani ndërkombëtare si Air Serbia te mos ta njihte Kosovën nuk do e besoja”, ka shkruar ky udhëtar. /Gazeta Express