Sport

Dybala dëshiron largimin e Neymarit (Foto)

Dybala është caku kryesor i Barcelonës, nëse Neymari vendos të largohet nga “Camp Nou”.
Ylli brazilian, Neymar, vazhdon të jetë temë diskutimi në gjitha mediat botërore, pas spekulimeve se do të largohet nga Barcelona për Paris Saint Germainin.

Mediat në Spanjë tani raportojnë se Barcelona është duke menduar seriozisht për transferimin e Paulo Dybala, duke parë që spekulimet po rriten për Neymarin.

Por, sulmuesi argjentinas ua ka bërë me dije se nuk do të largohet nga Juventusi nëse Neymar vazhdon të qëndrojë në Barcelonë.

Dybala edhe në të kaluarën është lidhur seriozisht me një kalim në “Camp Nou”. 23 vjeçari deri më tani ka bërë 94 paraqitje për Juventusin, duke shënuar 42 gola. /Gazeta Express/