Rajon & Botë

Stuhi e paparë në Zvicër, pema e rrëzuar zë tre fëmijë (Video)

Një stuhi e fuqishme ka kapluar Zvicrën qendrore të mërkurën pasdite, ku ç’rast në Lucern një pemë që u rrëzua ka zënë tre fëmijë të cilët kanë marrë lëndime të lehta.

Mediat zvicerane raportojnë se kantoni i Lucernit u godit rëndë, dhe policia ka thënë të jenë raportuar rreth 44 incidente, shumica e tyre për pemë të rrëzuara, transmeton gazetametro.net.

Në ankth ishin edhe ata që në atë kohë ndodheshin me anije në liqenin e Lucernit. Megjithatë, policia që kontrollon zonat ujore, me ekipet e saj ka arritur t’i shpëtoj duke i sjellë në breg.

the authorE B