Aktorja amerikane Jessica Alba ka bërë të ditur se është duke pritur edhe fëmijën e tretë.
Alba ka bërë të ditur se është shtatzënë përmes postimit të një fotografie në rrjetin shoqëror Instagram, në të cilën vajza e saj më e vjetër mban balonën në formë të numrit një, derisa vajza më e re mban atë me numrin dy, derisa ajo në njërën dorë mban balonën dhe me dorën tjetër prek stomakun, transmeton KosovaPress.
Jessica Alba është e njohur për rolet në serinë televizive Dark Angel dhe filmin Sin City.