Sport

100 milionë euro për Danilon e Moratan (Foto)

Real Madrid mund të arkëtojë 100 milionë euro nga shitja e Danilos e Moratas.
Sulmuesi Alvaro Morata dhe mbrojtësi, Danilo, duket se i kanë ditët e numëruara në Real Madrid, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.

Morata është vetëm zëvendësues në “Santiago Bernabeu” dhe për këtë vështirë se do të qëndrojë në Madrid.

Për spanjollin interesohen Chelsea dhe Milani, kjo e fundit i ka hy seriozisht garës për t’i siguruar shërbimet e ish sulmuesit të Juventusit, kartoni i të cilit vlerësohet 90 milionë euro, por Reali mund të zbresë çmimin.

Derisa për Danilon interesohen Juventusi dhe Chelsea dhe nga shitja e brazilianit, Reali dëshiron t’i arkëtojë 30 milionë euro.

Sipas Marcas, dy lojtarët do të largohen medoemos nga “Bernabeu” nga të cilët Reali do të përfitojë së paku 100 milionë euro. /Express/