Aktuale

Kërkohet vdekja e Vuçiq-it, reagon Maja Gojkoviq (Foto)

Një imazh i postuar ditëve të fundit në rrjetet sociale ka filluar t’i shqetësojë serbët udhëheqës të cilët kanë reaguar lidhur me të.

“Kërkohet vdekja e Vuçiq-it”, shkruhet në këtë imazh, për të cilin së fundi ka reaguar edhe e para e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviq, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.

Gojkoviq ka dënuar ashpër publikimin e këtij imazhi duke vënë në dukje se ky lloj i fushatës është i papranueshëm dhe i dënueshëm nga të gjithë.

Gojkoviq ka theksuar se çdo shoqëri nuk duhet të duhet të jetë tolerante ndaj thirrjeve për vdekje dhe dhunë, dhe se për këtë arsye nuk duhet të lejohet një thirrje për vdekjen e Presidentit të Serbisë./Indeksonline/

the authorE B