Në fshatin Uglar të Gjilanit janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit në një lokal janë rrahur në mes vete.
Lëndime trupore kanë pësuar të gjithë të dyshuarit dhe dy zyrtarë policorë, të cilët kanë intervenuar në rast.
Te gjithë të lënduarit kanë marrë trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit, shtatë nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.
Rasti është hapur si “lëndim trupor/pengim i personit zyrtar”.