Grupi i parë i sportistëve kosovarë, që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, do të niset më 1 gusht për Rio de Janeiro.
Në mbrëmjen e 1 gushtit drejt Rios do të nisen tre sportistët e parë, çiklisti Qëndrim Guri dhe atletët Vijona Kryeziu e Musa Hajdari.
Më 3 gusht nisen xhudistet Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, si dhe shenjëtarja Urata Rama. Nga SHBA-ja ekipit do t’i bashkohet notari Lum Zhavelli.
Në të njëjtën ditë sportistëve do t’u mbahet një ligjëratë për atë që i pret në Rio, si dhe do të zbulohen dy pulla postare në nderim të tyre nga Post-Telekomi i Kosovës.