Rajon & Botë

9 vite burg për ish-presidentin e Brazilit. Ja për çfarë është akuzuar

Ish-presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula Da Silva është akuzuar për korrupsion dhe është dënuar me nëntë vite e gjysmë burg.

Gjykatësi vendosi se mund të mbetet i lirë pas një Apelimi.

Gjykatësi federal Sergio Moro tha se nuk urdhëroi arrestimin e menjëhershëm të Silvas sepse dënimi i një ish presidenti përbënte një çështje shumë serioze dhe fillimisht çështja duhet të trajtohej edhe nga një Gjykatë Apeli.

Lula ka mohuar pretendimet se ai ka marrë një apartament si ryshfet në një skandal korrupsioni që lidhej me kompaninë shtetërore të naftës Petrobras.

the authorE B