Alejandro Dario Gomez ka vendosur për të ardhmen, e cila do të jetë Atalanta përkundër ofertave të shumta, shkruan IndeksOnline.
Gomez ka vazhduar me klubin italian duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare, deri në vitin 2022.
29-vjeçari ishte objektivi kryesor i Milanit, ndërsa kishte oferta edhe nga Premier Liga.
Në 100 paraqitje sa ka bërë për ekipin e Atalantas, argjentinasi ka shënuar 29 gola./IndeksOnline/