ShowBiz

Meda i dërgon prindërit në bjeshkë (Foto/Video)

Këngë të reja, mbrëmje e koncerte të shumta. Të gjitha këto këngëtari i njohur Meda po ia del t’i përfundojë me sukses.

Ylli i muzikës pavarësisht angazhimeve të shumta, gjen kohë t’i përkushtohet edhe familjes së tij, transmeton Gazeta Express.

Meda i cili muaj më parë është bërë baba për herë të katërt, së fundmi ka vendosur të kalojë pak kohë edhe me prindërit e tij.

Meda kishte vendosur që kohën me prindërit ta kalojë në natyrë, konkretisht në bjeshkën e Lumbardhit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes disa fotografive e videos që ka postuar në profilin e tij në Instastory.

“Me prinderit Ne bjeshk”, kishtë lënë mbishkrim Meda.

Ndryshe këngëtari i njohur ditë më parë kishte publikuar dy projekte të reja. Atë “N’extrem”, në bashkëpunime me Nurteel dhe këngën tjetër “Happy”./Gazeta Express/

the authorE B