Policia e Kosovës, përmes raportit, ka treguar se pas të shtënave me armë mbrëmë në rrugën “Demokracia” në Prishtinë, tre persona janë lajmëruar në polici dhe kanë njoftuar se derisa ishin në veturë, një i dyshuar kishte shtënë me armë drejt tyre, mirëpo nuk i kishte qëlluar.
Po ashtu policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë. Njësitë policore janë në kërkim të personit të dyshuar
“Është raportuar për një gjuajtje me armë. Njësitet policore kane dal ne vendin e ngjarjes dhe kane kryer procedurat e vend shikimit. Me vonë tre ankues meshkuj K/Shqiptarë janë lajmëruar ne polici dhe kane njoftuar se gjersa ishin në veturë, një i dyshuar mashkull K/Shqiptar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, mirëpo nuk i kishte qëlluar. Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë. Njësitë policore janë në kërkim të personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e PK-së