Me bukurinë e saj dhe linjat seksi ajo arriti të bëhet njëra ndër femrat më të përfolura në mediet rozë.
Bëhet fjalë për aktoren Arta Nitaj e njohur për rolin e saj si “Xhesika” në serialin komik “O sa mirë”.
Arta është shumë aktive në rrjetet sociale. E së fundmi ajo ka zbuluar edhe një detaj të cilin nuk e keni ditur deri më tani, transmeton Gazeta Express.
Aktorja seksi si duket së fundmi ka shtuar edhe një tatuazh më shumë në trupin e saj.
Në fotografinë që ka postuar në profilin e saj në Instastory, Arta ka zbuluar tatuazhin që ka në qafë.
Ky tatuazh është i shkruar në frëngjisht dhe ka kuptimin “dashuri e çmendur”
“L’amour fou”, është ky tatuazhi që ka Arta.
Ndërsa ajo kishte lënë mbishkrim “Amour de ma vie”, që nga frëngjishtja do të thotë “Dashuria e jetës sime”.
E se për kë e ka bërë këtë tatuazh missi i klasës, kjo mbetët të shihet.
Kujtojmë se Arta ka qenë shumë e përfolur edhe për jetën e saj private./Gazeta Express/