Industria muzikore shqiptare sikurse ajo botërore viteve të fundit me apo pa dashje është bërë mjaft e varur nga platformat online, vend në të cilin ata i shpërndajnë krijimtaritë e tyre.
Natyrisht se këtij trendi botëror mjaft të favorshëm nuk i kanë ikur aspak artistët shqiptarë të cilët krijimet e tyre po i shpërndajnë në këto lloj platformash.
E me rastin e publikimit ato po shndërrohen edhe në një lloj matësi për suksesin e këngëve në bazë të klikimeve të cilat viteve të fundit janë shndërruar në një temë diskutimi.
Sidoqoftë ato natyrisht se japin një pasqyrë të këngës, e ndër më të suksesshmet kohëve të fundit është edhe kënga e Lyrical Son dhe Mc Kresha ‘Hey Girl’ e cila u publikua dje.
Kjo këngë po klikohet dhe po pëlqehet mjaftë shumë nga të gjitha anët.
Tekstin e kanë shkruar dyshja e lartcekur ndërsa vijën melodike Lyrical Son dhe K-Master.
Suksese të tilla natyrisht se i japin motivim edhe më tepër artistëve që të punojnë në prurje të tilla të cilat do të dëgjoheshin e pëlqeheshin nga të gjithë ne.
Për më shumë dëgjojeni këngën. /GazetaExpress/.