Wayne Rooney ka arritur marrëveshje me Evertonin
Sulmuesi anglez, Wayne Rooney i ka orët e numëruara te skuadra e Manchester Unitedit.
Sipas tabloidit britanik, Daily Star, kapiteni i Anglisë ka rënë dakord me Evertoni, skuadrën ku ka bërë emër si lojtar,.
Thuhet se Rooney do të nënshkruaj kontratë dyvjeçare me Evertonin, por do ta ketë opsionin edhe për vazhdimin e kontratës edhe për një vit tjetër.
Rooney po largohet nga Manchester United pas 13 viteve. Ai nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos, dhe për këtë ishte i detyruar ta gjej një skuadër tjetër. /Express/