Në konferencën për shtyp të mbajtur sot para ndeshjes Prishtina – Norrkoping, organizatori i takimit, Kushtrim Demiri ka thënë se gjithçka është duke shkuar sipas planit të paraparë.
“Ftoj të gjithë qytetarët dhe tifozët që të na mbështesin nesër dhe ta shënojmë fitoren e parë dhe historike në ndeshjet ndërkombëtare”, tha ai, raporton KosovaPress.
Ndërkaq Ahmet Kurtolli përfaqësues i klubit futbollistik Prishtina, ka ftuar qytetarët të vinë dhe ta përkrahin Prishtinën, sepse siç tha ai asgjë nuk ka mbaruar.
Prishtina garon për herë të parë në Ligën Evropiane. Takimin e parë e ka zhvilluar në Suedi, ku e ka humbur me rezultat të thellë 5-0. Takimi kthyes zhvillohet nesër në Stadiumin “Adem Jashari”./KosovaPress/




















