Franck Ribery ka thumbuar Pep Guardiolën.
Ylli i Bayern Munichut, Franck Riber, ka lëshuar deklarata thumbuese në drejtim të Pep Guardiolës.
Francezi ka thënë se me ardhjen e Ancelottit çdo gjë ka ndryshuar dhe se i është rikthyer besimi.
“Me Ancelottin ndihem më i lirë dhe shumë i motivuar”, ka thënë Ribery për Kicker. “Carlo Ancelotti është një dhuratë e mirë për klubin. Që kur Ancelotti ka arritur, më është rikthyer vetëbesimi”.
“Ai është një trajner fantastik. Kam nevojë për trajnerë të tillë, si Ancelotti, Jupp Heynckes apo edhe Ottmar Hitzfeld. Kam nevojë që të kenë besim te unë, në fuqitë që posedojë”, deklaroi Ribery.
“Me Anclottin mund të arrijmë gjëra të mëdha dhe me të vërtet mezi pres që të fillojë sezoni i ri”, shtoi Ribery. /Express/