Sport

Tjetër shqiptar në Rusi (Foto)

Edgar Çani është lojtar i lirë dhe tashmë pritet të mësohet se ku do të luajë sulmuesi i Kombëtares, që sezonin e fundit ishte pjesës e Pisës në Serinë B.

Kontrata me skuadrën italiane ka përfunduar dhe në drejtim të sulmuesit ka disa oferta të rëndësishme, e fundit nga Rusia, ku e kërkon skuadra e Anzhit sikurse shkruan gazeta “Panorama Sport”.

Bëhet fjalë për një ofertë shumë të mirë, që mund të shkojë në rreth 400 mijë euro në sezon, teksa tanimë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë.

Nëse ky transferim do të ndodh atëherë Çani do të bëhet lojtari i katër shqiptar në Rusi, pas Berishës, Roshit dhe Balajt.