Aktuale

I konfiskohet një pushkë në shtëpi, arrestohet personi në Skenderaj

Një person është arrestuar ditën e 2 korrikut në Runik të Skenderajt.

Policia e këtij rajoni kishte kontrolluar shtëpinë e të arrestuarit, ku kishte gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 24 copë fishekë.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Indeksonline/

the authorE B