Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, nuk po heq dorë nga David de Gea
Sipas portalit të njohur spanjoll, Don Balon, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ende po shpreson në një transferim të David de Gea nga Manchester United.
Thuhet se negociatat me klubit anglez dhe Los Blancos nuk do të ndikohen nga sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, i cili është objektiv i Manchester Unitedit.
David de Gea ishte pranë transferimit në Real Madrid në vitin 2015, por gjithçka kishte dështuar në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Mbetet të shihet nëse ish portieri i Atletico Madridit do t’i bashkohet Los Blancos gjatë kësaj vere apo jo. /Express/